fbpx
Mergata News
Lajme

Një i vdekur e 98 raste të reja me koronavirus në Kosovë

nje-i-vdekur-e-98-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-kosove

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 685 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 98 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali Gjakovë).

Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.291.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë. /ORAinfo/

TË NGJAJSHME

Fillon nga Kosova zbatimi i marrëveshjes së Washingtonit për rrjetin 5G

mergata.eu

Thaçi për Gjykatën Speciale: Askush nuk do t’i ikë drejtësisë, nuk ka arsye për ekspedita apo aksione spektakulare

mergata.eu

Bekë Berisha: Kosova ka vetëm një “Intelektual“ Ai është Avdullah Hoti

mergata.eu