fbpx
Mergata News
Lajme

Nga këto komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

nga-keto-komuna-vijne-rastet-e-reja-me-koronavirus

Rastet e reja me Covid -19 në komunat e Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.282 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan.

Tabela me raste:

TË NGJAJSHME

Vuçiq këmbëngulë se pozicioni i Serbisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar: Marrëveshja në SHBA s’është politike

mergata.eu

Flet drejtori i Shëndetësisë pas shifrave alarmante me koronavirus në Prishtinë

mergata.eu

Kuvendi mban sot dy seanca plenare, sërish del në votim projektligji për vlerat e UÇK-së

mergata.eu