Mergata News
Lajme

Nga KEK-u tregojnë kur do të lëshohet ngrohja në Prishtinë

nga-kek-u-tregojne-kur-do-te-leshohet-ngrohja-ne-prishtine

Kek-u tregon kur do të lëshohet ngrohja.

Termokosi ka ndërprerë furnizimin me energji ngrohëse nga data 23 tetor si pasojë e rënies nga sistemi i të dy blloqeve të TC Kosova B, që ka pamundësuar furnizimin me avull nga KEK-u

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli ka thënë se kjo ka ndodhë si pasojë e rrjedhjes të disa gypave, ku ekspertët, pastaj e kanë vlerësuar se për të mos krijuar avari, duhet të hiqet prej funksioni.

Bucolli ka thënë se që nga ora gjashtë e mëngjesit është lëshuar blloku, dhe brenda ditës Termokosi do të ketë energji termike të mjaftueshme.

“Ka ndodhë një problem teknik, që ka pasur rrjedhje në gypa edhe ekspertet e kanë vlerësuar që për të mos krijuar avari më të madhe e kanë tërheq prej funksionit, për një kohë të shkurtër e kanë sanuar dhe sot në mëngjes është lëshuar blloku. Vetëm derisa të nxehet uji, e brenda ditës besoj që Termokosi do të ketë energji termike të mjaftueshme”, ka thënë Bucolli.

TË NGJAJSHME

Kosova në situatë të pafavorshme dhe pa shpresë për anëtarësim në OKB

mergata.eu

Këto janë gjarjet kryesore të ditës

mergata.eu

Gjermania zgjat masat anti-COVID pas shifrës rekorde të vdekjeve

admin