fbpx
Mergata News
Lajme

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

nese-e-shihni-kete-person,-lajmerojeni-menjehere-policine

Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Policia Rajonale e Pejës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për veprat penale “trafikim me njerëz, grabitje dhe shantazh”. Bëhet fjalë për Iliri Isufin nga fshati Katund i ri i Pejës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

TË NGJAJSHME

Ndërron jetë asambelisti i AAK-së

mergata.eu

AAK propozon këtë person si kandidat për kryetar të Deçanit

mergata.eu

Bllokon dialogun gracka e ndryshimeve kushtetuese

mergata.eu