Mergata News
Lajme

Nënkryetari i PDK-së thotë se nuk e përjashtojnë mundësinë e hyrjes në qeveri, por momentalisht s’kanë vendim

nenkryetari-i-pdk-se-thote-se-nuk-e-perjashtojne-mundesine-e-hyrjes-ne-qeveri,-por-momentalisht-s’kane-vendim

Nënkryetari i PDK-së thotë se nuk po e përjashtojnë mundësinë e hyrjes në qeveri.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj ka thënë se aktualisht si subjekt politik nuk e kanë ndërruar qasjen në raport me mundësinë e futjes në Qeveri.

Ai në Frontal të T7 ka thënë se PDK-ja nuk ka marrë ende një vendim për këtë, duke aluduar se momentalisht janë për të qëndruar në opozitë. Por, Totaj nuk e përjashton krejtësisht mundësinë që PDK-ja të përfshihet në koalicionin qeverisës.

“Qëndrimi ynë është parimor dhe PDK-ja nuk merr vendime ad-hoc. Qasja jonë është e njëjtë siç ka qenë… Mundësinë nuk e përjashtoj as unë, por se s’ka vendim për të hyrë në Qeveri”, tha Totaj.

Marrëveshja për zgjedhjen e presidentit të ri, sipas Totajt duhet të presupozojë përfundimin e plotë të mandatit të Qeverisë.

“Nëse do të arrihet një marrëveshje, e presupozon përfundimin e mandatit deri në vitin 2023. Marrëveshja për presidentin do të duhej të ishte marrëveshje gjithpërfshirëse për përfundimin e mandatit”, tha ai.

Për ambicien e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt për t’u bërë president, Totaj tha se kjo është më shumë çështje që varet nga dy partitë e mëdha të vendit.

TË NGJAJSHME

​Jashari: Është e papranueshme 21 vjet pas luftës Kullat në Prekaz kanë mbetur në mëshirën e fatit

admin

A ju kujtohet Miranda Hashani? Nuk e keni parë kaq shumë vite , Ja ku gjindet dhe sa bukur duket

mergata.eu

Porosia e infektologut kosovar: Të analizohet forcimin e masave për parandalimin e rritjes së rasteve me koronavirus

mergata.eu