fbpx
Mergata News
Mergata

Nëna i kishte afruar dy djemtë te stacioni ku pastaj ndodhi tragjedia

nena-i-kishte-afruar-dy-djemte-te-stacioni-ku-pastaj-ndodhi-tragjedia

Ata po vonoheshin prandaj kanë vrapuar nëpër shina për të kapur trenin. Tani dy vëllezërit, 13 dhe 17 vjeç nuk janë më në mesin e të gjallëve.

Drama ka ndodhur të martën në mëngjes rreth orës 7, në stacionin e trenit Bruckberg në Bavarinë e Ulët. Sipas dajës së dy djemve, nëna e tyre i kishte çuar djemtë e saj në stacionin e trenit, shkruan bild.de.

Të dy më pas janë përpjekur të kapin trenin për në Landshut, transmeton albinfo.ch Vëllezërit kaluan një pengesë dhe pastaj hynë në shina. Një tren rajonal që po shpejtonte drejt Mynihut, i goditi ata në mënyrë fatale.

“Drejtuesi i trenit provoi frenimin emergjent, por ishte tepër vonë,” thotë zëdhënësi i policisë Günther Tomaschko. Shumë dëshmitarë okularë, përfshirë nxënës, kanë vëzhguar aksidentin fatal dhe për këtë arsye ata kanë marrë përkujdesje psikologjike nga ekipet përkatëse.

“Motra ime është e shkatërruar, nuk mund të flasë”, thotë daja i fëmijëve, shkruan bild.de.

The post Nëna i kishte afruar dy djemtë te stacioni ku pastaj ndodhi tragjedia appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Një kujtim për Xhelën e Grashticës

mergata.eu

Konsolidimi i lidhjeve të mira mes Kosovës dhe Greqisë

mergata.eu

Shkrimtarja Shqipe Sylejmani promovoi librin “Bürde & Segen“ në Cyrih

mergata.eu