fbpx
Mergata News
Lajme

Në Gjilan, 50 raste aktive me koronavirus

ne-gjilan,-50-raste-aktive-me-koronavirus

50 raste aktive me COVID-19 në Gjilan.

Komiteti Komunal i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin ditor për vlerësimin e situatës së përballjes me pandeminë.

Nënkryetari i komunës, i cili tash e shtatë muaj po i udhëheq operacionet për parandalimin e COVID-19, ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive në Gjilan është 50, duke e vlerësuar si lajm të mirë rënien e vazhdueshme të infeksionit në këtë komunë.

Ndërkohë, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 1051 raste në total të infektuar, 954 të shëruar, 10 të hospitalizuar, 47 të vdekur dhe 63 mostra në pritje për rezultate.

TË NGJAJSHME

Koronavirusi në Kosovë, ky është numri i rasteve aktive

mergata.eu

Kuvendi i Kosovës nesër mbanë seancë, ja cilat janë pikat e rendit të ditës

mergata.eu

16 të lënduar në akisdente trafiku në Kosovë

mergata.eu