Mergata News
Lajme

Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, Von Cramon nuk pajtohet me Lajçakun

ndryshimi-i-kushtetutes-se-kosoves,-von-cramon-nuk-pajtohet-me-lajcakun

Von Cramon nuk pajtohet me Lajçakun, thotë se ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës s’çon askund.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se nuk pajtohet me deklaratën e Emisarit të BE’së Miroslav Lajçak për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

Von Cramon ka shkruar në Tëitter se nuk pajtohet me qëndrimin e Lajçak duke thënë se ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës nuk dërgon askund.

“As unë nuk pajtohem me lëvizjen e fundit të Miroslav Lajçakut. Nuk mendoj se të flasësh për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës na çon diku”, ka shkruar Von Cramon.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të jetë e nevojshme që të ndryshohej edhe Kushtetuta. Lajçak këto komente i ka bërë nga Beogradi pas takimit që ka mbajtur mbrëmë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Deputetja e Parlamentit Evropian e ka quajtur si deklaratë shumë të mirë atë të ambasadorit të Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, Christoph Heusgen, i cili i reagoi Ivica Daçiqit se të gjithë fjalimin e ka copy-paste dhe nuk përmend asnjëherë faktin se Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë.

“Absolutisht e vërtetë. Një deklaratë shumë e mirë e ambasadorit të Gjermanisë në OKB”, ka shkruar ajo.

TË NGJAJSHME

Gjermania merr Vendimin e ri për Karantinë, Ja cfare ka Vendosur

mergata.eu

Infektologu kosovar thotë se vala e dytë e koronavirusit ka filluar, propozon masa mbrojtëse por jo karantinim

mergata.eu

Rode kritikon Qeverinë për shkuarjen e Task-Forcës Antikorrupsion

mergata.eu