Mergata News
Sport

Ndeshja me Interin, Pioli merr një lajm të keq nga ylli i madh

ndeshja-me-interin,-pioli-merr-nje-lajm-te-keq-nga-ylli-i-madh

Milan dhe Inter do të takohen këtë të shtunën në derbin e qytetit.

Kuzezinjtë dëshirojnë që të vazhojnë serinë e fitoreve. Për këtë Stefano Pioli po vazhdon me stërvitje të fuqishme.

Ai ka marrë nj lajm të mirë nga mbrojtësi Andrea Conti i cili u kthye në stërvitje në seancën e së martës pasdite. Mirëpo Pioli ka marrë lajmin e keq se Rebiç ende nuk është rikuperuar plotësisht, duke e humbur këtë ndeshje.

Calciomercato raporton se në këtë situatë, Pioli detyrohet të luajë me Brahim Diaz në të majtë që nga minuta e parë pasi ai mund të sjellë paparashikueshmërinë që shpesh nevojitet në ndeshje shumë taktike, përcjell ORAinfo.

Edhe lojtari është plot vetëbesim, pasi ka shënuar një gol me ekipin kombëtar spanjoll U21, dhe aktualisht është përpara Rafael Leao për sa i përket shanseve për të startuar.

Alexis Saelemakers po ashtu pritet të startoj në të djathtë pasi të ketë bërë paraqitjet e tij të para për ekipin kombëtar të Belgjikës.

Ai sjell ekuilibër në anën e djathtë dhe synimi i tij i ardhshëm do të jetë të ketë një ndikim në derbin e tij të parë italian. /ORAinfo/

TË NGJAJSHME

‘Spanja, në telashe me Kosovën’, reagojnë mediat spanjolle

admin

PSG shënon fitore ndaj Nantes, kthehet në pozitën e parë në Ligue 1

mergata.eu

Capello: Ky Milan më pëlqen

mergata.eu