fbpx
Mergata News
Sport

Ndeshja Juventus – Napoli, ja kur do të merret vendimi përfundimtar

ndeshja-juventus-–-napoli,-ja-kur-do-te-merret-vendimi-perfundimtar

Mësohet se kur do të merret vendimi përfundimtar për ndeshjen mes Juventusit dhe Napolit.

Të mërkurën do të merret vendimi përfundimtar për ndeshjen Juventus – Napoli.

Ndeshja e planifikuar për të dielën e 4 tetorit në ‘Allianz Stadium’ nuk ishte luajtur, por ‘Zonja e Vjetër’ ishte paraqitur në fushë, pavarësisht që e dinte se Napoli nuk do të mund të udhëtonte atë ditë.

Juventus kërkonte fitore në tavolinë, ndërsa Napoli donte të shtynte ndeshjen për një datë të më vonshme.

Skuadra e Napolit u akuzua për shkeljen e portokollit dhe një hipotezë për zbritje pikësh u shfaq në mediet italiane.

Afati i dhënë për të paraqitur dokumente është të mërkurën këtë javë, dhe Napoli ka apeluar nenin 55 për të shmangur humbjen 3:0.

Napoli ka argumente të forta për të shmangur një humbje në mënyrë të pacaktuar, pasi autoriteti lokal i shëndetësisë ndaloi udhëtimin e tyre në Torino.

Nesër (e mërkurë) gjykata sportive do të jap vendimin final për gjithë atë që ndodhi në natën e 4 tetorit.

TË NGJAJSHME

Mustafi – Arsenal, vjen lajmi i papritur

mergata.eu

“Dybala i nervozuar me mungesën e minutave”

mergata.eu

Po largohet nga Real Madridi, zbulohet skuadra e re e Ramos

mergata.eu