fbpx
Mergata News
Lajme

Mustafa flet pas humbjes në Podujevë: Rezultat i papritur, por vota e sovranit meriton të respektohet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në komunën e Podujevës ku LDK për herë parë pas 20 vjetësh nuk ka dalë fituese.

Mustafa tha  se rezultati është i papritur, por vota e sovranit meriton të respektohet.

Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se LDK duhet ta mendoj qajen e vet, sidomos ndaj kërkesave dhe nevojave të të rinjëve.

“Është një rezultat i papritur, por vota e sovranit meriton te respektohet. Në një gjendje krize, qoftë shëndetësore, sociale apo ekonomike, njerëzit janë të prirur ti kërkojnë zgjidhjet përmes ndryshimeve. Kurse, është dëshmuar se ndryshimet shpesh nuk sjellin rezultate”.

“LDK ka nevojë ta rimendojë qasjen e vet, sidomos ndaj kërkesave dhe nevojave të të rinjve, ka potenciale shumë më të mëdha të kuadrove sesa VV, prandaj mund të ofrojë zgjidhje për ta rikthyar Podujevën qysh në tetorin e vitit të ardhshëm”.

TË NGJAJSHME

Më shumë se gjysma e të infektuarve të sotëm janë nga Prishtina

mergata.eu

Afër 500 euro për raki e mish, reagojnë nga kabineti i Vlora Dumoshit

admin

Lajmi i fundit: Shtyhet seanca për gjykimin e Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve tjerë

mergata.eu