Mergata News
Lajme

Mustafa dëshiron kërkimfalje pas akuzave se paguhet nga UP edhe pse nuk punon aty

mustafa-deshiron-kerkimfalje-pas-akuzave-se-paguhet-nga-up-edhe-pse-nuk-punon-aty

Isa Mustafa e ka quajtur dezinformatë lajmin se paguhet nga UP edhe pse nuk punon aty.

Isa Mustafa ka reaguar ndaj lajmit se ai është duke u paguar nga UP, edhe pse nuk ligjëron. Ai ka akuzuar Gazetën Blic dhe Mefail Bajqinovcin për përhapje të gënjeshtrave dhe nisjen e një fushate denigruese ndaj tij dhe ka kërkuar nga dy palët që t’i kërkojnë falje.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj lajmit se ai po merr rrogë të profesorit nga Universiteti i Prishtinës edhe pse nuk ligjëron aty. Mustafa thotë se nuk merr rogë që 4 vite nga UP, dhe dëshiron kërkim falje nga Gazeta Blic dhe deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, për përhapje të dezinformatave.

“Dje qytetarët tanë u dezinformua se unë, si ish Kryeministër i Republikës së Kosovës, në cilësinë e profesorit të rregullt të Fakultetit Ekonomik, kam marrë pagë katër vitet e fundit nga UP “Hasan Prishtina” pa shkuar asnjë ditë në Fakultet. Bartës të kësaj fushate denigruese ishte Gazeta Blic dhe deputeti i VV, Mefail Bajçinovci. Nga ky i fundit u akuzova se e kam zhvatur buxhetin e Kosovës.”, shkruan Mustafa.

“Sot, Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina” me një kumtesë sqaroi se nga dhjetori i vitit 2016 , UP nuk e ka ekzekutuar asnjë pagesë në llogarinë time. Do të thotë nuk kam marrë asnjë pagë. Puna me studentë, për mua ka qenë puna më e dashur që e kam bërë në jetën time. Universiteti i Prishtinës dhe Fakulteti Ekonomik janë tempuj të dijes por edhe tempuj moral që nuk ka të drejtë askush ti keqëpërdorë për motive të ulëta politike. Me kënaqësi do të vazhdoja të mbaj mësim në studimet master, ashtu siç më janë besuar orët nga dekanati i Fakultetit Ekonomik, por sëmundja që më kapi në fillim të vitit 2018 nuk ma lejoi këtë mundësinë që të jem me studentët në sallë. Falënderoj UP “Hasan Prishtina” për sqarimin dhe informimin e drejtë të opinionit. Ftoj Gazetën Blic dhe deputetin Baqinovci të më kërkojnë falje publike mua si dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për këtë dezinformim të qëllimshme”, shtoi ai.

TË NGJAJSHME

“Po kanë frikë nga vendimi” – Hoti shpjegon deklaratën e tij, tregon se a e pati fjalën për Haradinajn

mergata.eu

​Jashari: Është e papranueshme 21 vjet pas luftës Kullat në Prekaz kanë mbetur në mëshirën e fatit

admin

LAJMI FUNDIT: Kjo çka zbuloi Specialja për Hashim Thaçin është për tu habitur

mergata.eu