fbpx
Mergata News
Lajme

Musliu: T’i ulim shpatat partiake dhe t’i mprehim ato kombëtare e patriotike

Mungesa e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje, për shkak se të njëjtit i është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara, mbledhja e sotme e këtij komisioni është shtyrë për një ditë tjetër. Kjo kërkesë u bë në shenjë solidariteti ndaj deputetit Rexhepi.

Ishte deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e cila ka propozuar një gjë të tillë, e që ka gjetur mbështetjen edhe të anëtarëve të tjerë të komisionit. Ajo kërkoi që mbledhja të shtyhet në shenjë solidariteti me anëtarin e komisionit Rexhep Selimi dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së, të cilët tha se padrejtësisht janë në një vend ku duhet të ishin ata që vërtetë kanë bërë krime.

“Pavarësisht që Rexhep Selimi nuk i takon PDK-së ai i takon Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe unë e kam thënë disa herë që çlirimtarët nuk kanë parti, kanë atdhe mbi të gjitha. Unë sot mendoj si shtet dhe si përfaqësues të popullit sot është nevoja më shumë se kurrë që t’i ulim shpatat partiake dhe t’i ngrisim ato kombëtare dhe atdhetare. Meqë sot nuk kemi në rend të ditës ndonjë pikë të veçantë e cila do të ndikonte direkt në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës unë propozoj që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër si solidarizim me anëtarin e komisionit Rexhep Selimi dhe të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët padrejtësisht sot nuk janë në mesin tonë dhe janë në një vend ku do të duhej të ishin ata që vërtetë kanë bërë krime, ata të cilët vërtetë kanë bërë gjenocid në Kosovë”, tha ajo.

TË NGJAJSHME

Pse i dërguan letër “hajnave” për kthimin e 2 milionë eurove, flasin nga Qeveria

mergata.eu

Qytetari ndjek me thikë policët në Gjakovë, dalin pamjet si në filma

mergata.eu

Në Kosovë, mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus

mergata.eu