fbpx
Mergata News
Lajme

Mushkolaj: Partitë tjera nuk do të kenë “shpëtim” nga Vetëvendosje

Analisti Imer Mushkolaj thotë se LDK nuk është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare.

Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se pas humbjes në Podujevë LDK aspak nuk është e gatshme për zgjedhje të reja.

“Nga kjo humbje e madhe, LDK është e vështirë të këndellet. Podujeva tashmë është ndër pesë komunat më të mëdha në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se është mirë që pas 20 vitesh është thyer bastioni i Podujevës.

“Mos të mendojë dikush se qytetari ua ka borxh votën përgjithmonë”.

Mushkolaj thotë se subjektet tjera politike “nuk do të kenë shpëtim sa i përket rritjes së Vetëvendosjes”.

Analisti thotë se LDK e ka pasur rastin të “shpëlahet” në koalicion me Vetëvendosjen por që sipas tij të gjithë këtë e ka prishur Agim Veliu./Telegrafi/

TË NGJAJSHME

Ambasada amerikane tërhiqet nga konkursi për kryeprokurorë

mergata.eu

U infektu me koronavirus , kjo është gjendja shëndetësore e Albin Kurtit

mergata.eu

Kaq vite është Sinan Hoxha më i vjetër se gruaja e tij Andrra

mergata.eu