fbpx
Mergata News
Lajme

MSH tregon nëse do ta ndryshojë strategjinë e testimeve për COVID pas rritjes së kapaciteteve

msh-tregon-nese-do-ta-ndryshoje-strategjine-e-testimeve-per-covid-pas-rritjes-se-kapaciteteve

A do ta ndryshojë Kosova strategjinë e testimeve për COVID pas rritjes së kapaciteteve?-Flasin nga MSH-ja.

Kritikat e shumta për numrin e ulët të testimeve për koronavirus në vend duket se kanë bërë punë. Që nga dje, janë shtuar kapacitetet testuese në vend. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, për COVID-19 janë testuar 764 persona. Por, a kanë ndryshuar kriteret për testim pas rritjes së kapaciteteve? Flasin nga MSH’ja

Donacionet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë i kanë ndihmuar Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik që të rrisë kapacitetet testuese. Aktualisht brenda 24 orëve, testohen mbi 700 persona në vend.

E se do të ketë rritje të kapaciteve testuese, e ka paralajmëruar dje Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas pranimit të dy aparaturave për testim nga OBSH-ja.

Por, numri i testimeve pritet të rritet edhe më shumë gjatë dhjetorit.

Në Ministrinë e Shëndetësisë i kanë thënë Gazetës Express se tashmë janë blerë gjashtë aparatura për testim që do të vendosen në Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, gjatë muajit të ardhshëm.

“IKSHPK ka në dispozicion 6 aparatura për PCR, derisa përmes Grantit të Bankës Botërore janë blerë edhe gjashtë të tjera (6), bashkë me pajisjet përcjellëse, të cilat do të vendosen në Qendrat Rajonale të Shendetit Publik, sipas kontratave brenda trridhjetë ditesh që prej lidhjes së tyre, që i bie në muajin nëntor”, kanë deklaruar nga Ministria.

Por, a do të kenë mundësi që të testohen për COVID-19 dhe ata që nuk kanë simptoma?

Sipas institucionit që udhëhiqet nga Armend Zemaj, testimet do të vazhdojnë me strategjinë e njejtë.

“Sa u përket testimeve, mbetet ne fuqi Strategjia e testimeve e përcaktuar nga OBSH dhe ECDC dhe testohen qytetarë të shtrirë në klinika si të dyshmitë për Covid, qytetarë të udhëzuar për testime nga KPSH me simptoma të qarta të sëmundjes, por edhe kategori të tjera si personeli shëndetësor, mesimdhenës, nxënës, të moshuar, persona me sëmundje kronike…, me një fjalë, testohet çdo person që potencialisht mund të jetë me Covid”, thuhet në përgjigjet e MSH’së drejtuar Gazetës Express.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar dje se numri i personave të konfirmuar me këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë ka arritur në mbi 16 mijë, me gjithsej 641 raste të vdekjeve, shumica e të cilëve kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Për situatën epidemiologjike në vend është deklaruar dje edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se lidhur me menaxhimin e pandemisë, gjatë 100 ditëve të qeverisjes së tij, Kosova ka arritur të bëhet shembull.

“Më duhet të them se për këtë pandemi jemi sharë shumë edhe në këtë kuvend, por sot jemi bërë shembull në rajon dhe më gjerë se si menaxhohet kjo situatë. Kosova është hequr nga lista e vendeve të rrezikshme. Ata persona që i kanë shtrembëruar të dhënat e numrit të të infektuarve për ta nxjerrë vendin e tyre keq, sot duhet të turpërohen”, ka deklaruar Hoti.

TË NGJAJSHME

Une gjall e Albini me marr pushtetin ‘Kurrë’, me punën që e kam bo i marr 50% të votave

mergata.eu

A do ta njeh Greqia pavarësinë e Kosovës? Kjo është përgjigja e kryediplomatit grek

mergata.eu

Flet nipi i kosovarit që kishte parashikuar luftën e tretë botërore

mergata.eu