fbpx
Mergata News
Lajme

MPMS njen me njoftim të rëndësishëm për pensionistët

mpms-njen-me-njoftim-te-rendesishem-per-pensionistet

MPMS ka një njoftim të rëndësishëm për pensionistët.

Është shtyrë deri më 31 dhjetor 2020 afati i lajmërimit për pensionistët, përfshirë përfituesit nga skemat e kategorive të luftës, në zyrat e administratës për pensionet.

Në komunikatën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale thuhet se kjo bëhet me qëllim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Kjo nënkupton që deri në fund të dhjetorit, këto grupe nuk do të suspendohen nga pagesat.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes këtij njoftimi, njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës (duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës), të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e administratës së pensioneve nga muaji mars 2020 e nuk janë lajmëruar për shkak të pandemisë Covid 19, me qellim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, shtyhet afati i lajmërimit deri më 31 dhjetor 2020, do të thotë se deri në fund të dhjetorit 2020 nuk do të suspendohen nga pagesa”, thuhet në komunikatë.

TË NGJAJSHME

Harrojeni Violetën, njihuni me vajzën e saj simpatike! (FOTO)

mergata.eu

Kurti thotë se marrëveshja e Uashingtonit është e pazbatueshme

mergata.eu

SHBA do të insistojë që Vlora Çitaku të bëhet presidente e Kosovës”

mergata.eu