Mergata News
Lajme

Mirosllav Lajçak, le ta formoj Asociacionin në shtetin e tij për hungarezët, sllavët dhe romēt e denigruar

mirosllav-lajcak,-le-ta-formoj-asociacionin-ne-shtetin-e-tij-per-hungarezet,-sllavet-dhe-romet-e-denigruar

1.Modeli i Zajednicës që në cilësinë e kryeministrave e kanë filluar (më vonë edhe pranuar!?) Hashim Thaçi (2013) dhe e nënshkruar Isa Mustafa (2015), ASESI NUK GUXON TË IMPLEMENTOHET SI I TILLË, ngase, kjo “Zajednicë” fshehë shumë të panjohura dhe përmban shumë rreziqe të paparashikuara; Po përmendim vetëm disa nga ato rreziqe (që Serbia de facto, tashmë veç i ka realizuar për këto dy dekada të pasluftës,si arsimi shëndetësia,…) dhe të panjohura (që Serbia edhe de jure, po punon wë t’i realizojë, si; Kuvendin, Policinë dhe Gjyqësinë puro serbe) që ajo po insiston parreshtur (edhe përmes Grenelli dhe Boltonit, nē Washington, por edhe Lajçakut e Borrelut në Bruksel) t’i materialuzoj edhe si facte juridiko-politike!

2.Por, çka nē fakt po kërkon Serbia në kētë fazë emancipimi politik për 3% serbët e Kosovës? Kërkesa këto që janë aq absurde e aq jomeritore (3% serb po synon ta kontrollon përmes Zajednicës 25%-30% të teritorrit!?) sa qē nuk mund t’i hasësh askund nē botë! Bile as në Afrikën e jugut, ku segregacioni dhe aparthejdi arrin shkallën kulmore të diskriminimit racor e fetar!? Pra, Serbia përmes “kalit të Trojes” (Lista “Srpska”) po kërkon implementimin e Asociacionit, për arsye se ky model autonomie synon njē; Kuvend (vetanak të 9 komunave aktuale qē edhe janë si facte juridike); Polici (puro serbe që do e mbroj dhe do e zhvilloj këtë krijesë vdekjeprurëse për shtetësinë e shpallur më 2008); Gjyqësi (autonome fillimisht, por, më vonē identike me ate të Serbisē); Arsimim i cili edhe ashtu (me lejen dhe pelqimin e H. Thaçit dhe të I. Mustafes) që nga paslufta ishte zhvilluar sipas Programeve të Serbisë); Buxhetin (që do grumbullohej nga nëntë Komunat që ligjërisht tani për tani e kanë tē pamundur ta kenë një “hambar” të vetëm);

3.Tani, nē faza afatgjata Serbia synon që ngadal, por sigurt përmes mjeteve demokratike (“kalit të Trojes” apo kopilit që na e la në derë logjika ahtisariane, por edhe injoranca jonë politike meqë ate e pranoj pa asnjë kundêrshtim këtë lloj superdiskriminimi pozitiv, për një minoritet têrësisht periferik që ka vetëm 3% demografi?!), që serbët lokal, përmes Asociacionit tash edhe de jure të kontrollojnë dhe menaxhojnë me kompetencën e ligjit; MINIERAT TREPÇËS,KISHNICËS, ARTANËS (një pasuri marramendëse); Liqenin e Ujmanit (poashtu njē resurs natyror që në dekadat e ardhshme do i rriten benefitet) ; BREZOVICËN DHE BANJEN E KLLOKOTIT (begati në perspektivë);

TË NGJAJSHME

Dy vëllezërit nga Deçani, që i goditi treni u dërguan në stacion nga e ëma

mergata.eu

Shpend Ahmeti thotë se pas taksës 10 euro, Prishtina e Drenica vendosin raporte diplomatike

mergata.eu

Koronavirusi në Shqipëri, këto janë shifrat e fundit

mergata.eu