Mergata News
Lajme

Miroslav Lajçak flet për liderët kosovarë, thotë se mori konfirmimin që do t’i përmbushin zotimet, përfshirë Asociacionin

miroslav-lajcak-flet-per-lideret-kosovare,-thote-se-mori-konfirmimin-qe-do-t’i-permbushin-zotimet,-perfshire-asociacionin

Miroslav Lajçak ka folur për liderët kosovarë.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi pa Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

“Nëse nuk ka vullnet për marrëveshje, nuk do të ketë marrëveshje. Nëse nuk ka marrëveshje, nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve dhe nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacion. Kosova e ka marrë përsipër zotimin, e ka nënshkruar marrëveshjen, Kuvendi e ka ratifikuar, andaj Kosova duhet ta implementojë marrëveshjen dhe është pjesë procesit, është pjesë e negociatave, është pjesë e dialogut”, ka thënë ai.

“Kur disa politikanë thonë se tema është mbyllur ata nuk duan ta rihapin tekstin, dhe ne nuk kërkojmë ta rihapim tekstin, vetëm kërkojmë të implementojnë atë çka është nënshkruar. Kjo është shumë me rëndësi, gjithçka çka është dakorduar duhet të implementohet. Nuk e kam takuar asnjë partnerë gjatë këtyre tre ditëve që ka ndonjë problem me këtë çështje, implementimi do të vijë me marrëveshjen”.

Në përfundimin e vizitës së tij në Kosovë , diplomati sllovak ka theksuar se Kosova në vitin 2013 e ka marrë përsipër çështjen e Asociacionit dhe duhet ta implementojë marrëveshjen e nënshkruar.

“E kemi vitin 2013 dhe 2015 dhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, u bëj thirrje partnerëve që në bazë të këtyre tre dokumenteve që t’i përgatisin pozicionet e tyre dhe të jenë të gatshëm të diskutojnë dhe kjo do të ndodhë si pjesë e negociatave për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Dhe kur takova Listën Serbe, ata nuk kanë nevojë të lënë institucionet sepse të gjithë partnerët e konfirmuan se kjo është dakorduar dhe do të diskutohet”, ka shtuar ai.

Pas takimeve që ka zhvilluar me politikanët kosovarë, Lajçak ka thënë se ka marrë konfirmimin se Kosova do t’u përmbahet zotimeve që ka bërë, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit.

“Hapi i radhës duhet të jetë diskutimi i statutit dhe kjo është çka presim. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe marrëveshja fillon të implementohet pas nënshkrimit. Implementimi i marrëveshjes për Asociacionin do të jetë pas nënshkrimit të marrëveshjes, po detaje për Asociacionin duhet dakorduar si pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes”, ka thënë ai.

Pas takimeve me spektrin politik në Kosovë, Miroslav Lajçak, udhëton sot për në Beograd ku do të takojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

TË NGJAJSHME

Haradinaj i përgjigjet emisarit të BE-së: Më lehtë ndërrohet Lajçak se Kushtetuta e Kosovës

mergata.eu

Këto janë qytetet që regjistruan më së shumti raste të reja të koronavirusit

mergata.eu

Haradinaj bleu 200 hektarë tokë të shtetit me 3.75 euro arin

mergata.eu