Mergata News
Lajme

Ministrja e Financave tregon si e kuptoi për vjedhjen e 2 milionëve dhe çka i tha kryeministri Hoti

ministrja-e-financave-tregon-si-e-kuptoi-per-vjedhjen-e-2-milioneve-dhe-cka-i-tha-kryeministri-hoti

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka folur pas vjedhjes së 2 milionëve nga Tesari i Shtetit.

Ajo tha se për gjithçka u informua 10 ditë pas ndodhisë.

“Unë saktë e kam marrë vesh me datën 20. Zvdrejtoresha e Thesarit ka ardhur dhe më ka lajmëruar. Unë ishte e zënë në një takim virtual’, thotë Bajrami në emisionin “Pressing” në T7.

“Gjëja e parë që kam thënë është që lajmëroni policinë e AKI’në. Të gjitha njësitet janë lajmëruar”, shpjegoi ajo.

Ministrja ka treguar edhe për informimin e kryeministrit Avdullah Hoti për rastin.

“E kam lajmëruar kryeministrin Hoti dhe ai u shqetësua shumë’, shtoi ajo, duke treguar se kryeministri ia bëri me dije se i dinte kompetencat e saj dhe që asaj i raporton shefi i Thesarit.

Bajrami thotë se këtë punë ua ka lënë në dorë organeve hetuese.

“Besoj në organet e drejtësisë. Nuk ka informatë që ju mungon organeve të drejtësisë’, tha Bajrami.

TË NGJAJSHME

Albin Kurti i vetmi politikan shqiptar që doli në përkrahje të Joe Biden

mergata.eu

Osmani apelon qytetarët: Respektoni masat, edhe kur ndiheni të lodhur nga kjo që po ndodhë

mergata.eu

Ministri i Shëndetësisë ka një kërkesë para se masat e reja antiCOVID të hyjnë në fuqi

mergata.eu