Mergata News
Sport

Ministrja Dumoshi ngushëllon familjen e ish-kryetarit të FFK-së që ndërroi jetë

ministrja-dumoshi-ngushellon-familjen-e-ish-kryetarit-te-ffk-se-qe-nderroi-jete

Ministrja Dumoshi ka ngushëlluar familjen e ish-kryetarit të FFK-së që ndërroi jetë.

Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi e ka ngushëlluar sot familjen Bytyqi, pas vdekjes së Agim Bytyqit, i cili ishte kryetari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ministrja e vlerësoi lartë kontributin e të ndjerit sa ishte numri 1 i futbollit kosovar dhe e konsideroi atë si njërin prej meritorëve që futbolli i këtushëm ka arritur në ditët e sotme.

Më poshtë mund ta lexoni telegramin ngushëllues të ministres Dumoshi.

“E nderuar familja Bytyqi, Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, Kryetarit të parë të Federatës së Futbollit të Kosovës z.Agim Bytyqi. Kontributi i Agim Bytyqit për futbollin në Kosovë dhe sportin në përgjithësi është i papërsëritshëm. Ai u angazhua vazhdimisht si në federatë si në Klubin Futbollistik “Liria”, klubi prizrenas ku shërbeu si Kryetar për shumë vitë me përkushtimin maksimal. Federatën e Futbollit, z.Bytyqi e kryesoi prej korrikut të vitit 1991, në kohë të vështira për futbollin e për Kosovën. Sot, kur futbolli kosovar gëzon ditët e tij më të mira të njohjes ndërkombëtare dhe kur kemi kaq shumë futbollistë të denjë e të talentuar, kujtojmë me falenderim të gjithë ata që kontribuan e vecanërisht z.Bytyqi. Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën e Futbollit të Kosovës, komunitetin sportiv në Kosovë dhe për të gjithë ata që patën rastin ta njohin! Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

TË NGJAJSHME

Tërmet në PSG, Mbappe preferon t’i bashkohet këtij klubi të madh evropian!

mergata.eu

Ylli i Real Madrid vendos ku ta përfundojë karrierën

mergata.eu

Milan nuk ka të ndalur, mposht edhe Celtic

mergata.eu