fbpx
Mergata News
Lajme

Ministria e Arsimit deklarohet pas mbajtjes së testit të Maturës Shtetërore.

ministria-e-arsimit-deklarohet-pas-mbajtjes-se-testit-te-matures-shteterore.

Ministria e Arsimit: Përfundoi me sukses afati i dytë i testit të Maturës Shtetërore.

Afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore 2020, i cili është organizuar sot për 8300 maturantë në 84 qendra testimi në gjithë Kosovën, ka përfunduar me sukses.

Kështu ka vlerësuar Komisioni i Maturës Shtetërore (KShM), pas raporteve të ardhura nga komunat, respektivisht nga qendrat e testimit, sipas të cilave gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të organizimit të testit në kushtet e pandemisë COVID-19.
Sipas kumtesëss së lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kryetari i KShM, Gëzim Berisha, ka falënderuar të gjithë akterët e përfshirë për përkushtimin e tyre që ky proces të kalojë sipas planifikimit, e në veçanti nxënësit, të cilët i kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet kompetente të shëndetësisë.

Rezultatet e testit do të bëhen publike më 16 tetor 2020, ndërsa 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shetërore për këtë vit.

TË NGJAJSHME

Skanda loze: Flm Gjykata Speci ale, Veç qe na i ke heqë qafe këta fundërrina!

mergata.eu

Lajm i mirë për mësimdhënësit në Kosovë, Sapo u morrë ky vendim!

mergata.eu

Nuk e besoj që ka bir nëne që e nënshkruan “kompromisin” që s’është kah e hjek nga goja Z. Lajçak!

mergata.eu