Mergata News
Lajme

Ministri Zemaj: Pas rritjes së rasteve, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh

ministri-zemaj:-pas-rritjes-se-rasteve,-shtimi-i-kontrollit-ne-pikat-kufitare-duhet-te-jete-me-i-madh

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të dielën ka vizituar pikën kufitare në Merdare.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh.

“Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh, andaj të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e dhëna nga IKShPK-ja dhe MSh-ja”, thotë ministri.

Zemaj, ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të kryejnë detyrat e veta, ngase sipas tij s’do të ketë tolerancë ndaj neglizhencës.

“Gjatë ditës, isha në pikën kufitare në Merdare, për të parë nga afër respektimin e masave anti Covid 19. Organet e rendit bashkë me doganierët, në pikën kufitare në Merdare, po bëjnë punën e vet shumë mirë. Inkurajoj qytetarët dhe institucionet të kryejnë detyrat e veta, asgjë të mos i lihet rastit”.

“Nuk ka tolerancë ndaj neglizhencës”, ka shkruar Zemaj.

Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë…

Gepostet von Armend Zemaj am Sonntag, 18. Oktober 2020

TË NGJAJSHME

Juristi jep lajme të mira për qeverinë Hoti sa i përket Gjykatës Kushtetuese

admin

Qeveria jep nje lajm shumë të mir për orarin e lëvizjes në Kosovë

mergata.eu

Një i vdekur me koronavirus gjatë 24 orëve

mergata.eu