Mergata News
Lajme

Ministri Zemaj kërkon vlerësim të situatës në kufi, pas rritjes së rasteve me koronavirus

ministri-zemaj-kerkon-vleresim-te-situates-ne-kufi,-pas-rritjes-se-rasteve-me-koronavirus

Rritja e rasteve me COVID-19, Zemaj kërkon vlerësim të situatës në kufi.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbledhur sot Bordin Këshilldhënës për COVID-19, pas rritjes së rasteve me këtë sëmundje në vend dhe në shtetet fqinje.

Në këtë takim, Zemaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Bordi një vlerësim të situatës nga pikat kufitare hyrëse.

Deri tash nga ky bord janë nxjerrë 78 rekomandime, 90 për qind prej të cilave thotë se tashmë janë zbatuar.

“Bordi Këshillëdhënës për menaxhimin dhe kontrollin e viruditCovid 19, ka dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri, prandaj takimet janë me vlerë dhe shumë të rëndësishme. Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, nga çështjet e veçanta, deklarova se e pres një vlerësim të situatës nga pikat hyrëse kufitare. Puna e mirë e këshilldhënse e Bordit, është shumë e mirëseardhur”, ka shkruar Zemaj.

TË NGJAJSHME

Veterani i ushtrisë amerikane e shton flamurin e Kosovës tek lista e NATO-s

mergata.eu

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj: Nuk kam lidhje familjare me Fatmir Limajn

mergata.eu

Ja çka deklaroi në gjykatë Labinot Gruda, i dyshuar për vjedhjen e dy milionë eurove nga thesari i Kosovës

mergata.eu