Mergata News
Lajme

Ministri Zemaj inicion nisjen e procesit disiplinor ndaj dy inspektorëve shëndetësorë

ministri-zemaj-inicion-nisjen-e-procesit-disiplinor-ndaj-dy-inspektoreve-shendetesore

Zemaj inicion nisjen e procesit disiplinor ndaj dy inspektorëve.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj inicion nisjen e procesit disiplinor ndaj Nysret Kuletes e Bashkim Vatovci.

Kjo kërkesë për inicim të procedurës disiplinore ndaj tyre, i’u dërgua me email.

Kështu dy inspektorët shëndetësor Nysret Kuleta e Bashkim Vatovci, u njoftuan zyrtarisht të martën se ndaj tyre do të fillohet procedurë disiplinore.

Krejt kjo pasi këta të fundit, së bashku me Inspektorët e tjerë Shëndetësor, te Hënën iu drejtuan zyrës së Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj.

Aty ata kishin kërkuar një takim me Zemaj, për të paraqitur një kërkesë të tyre.

Detaje për këtë takim me ministrin ka dhënë vetë njëri nga inspektorët.

Inspektorët kishin për qellim një takim me ministrin, për të kërkuar të përfshihen në pakon emergjente.

Por, kjo vizitë e papritur e inspektorëve sipas Kuletës nuk u prit mirë nga i pari i Shëndetësisë.

E një version krejt tjetër në lidhje me këtë rast pati Ministri i Shëndetësisë.

Ky i fundit i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se inspektorët shëndetësor i shkuan në zyrë pa e lajmëruar, dhe e shantazhuan atë.

Por një gjë e tillë u mohua, nga inspektori Nysret Kuleta.

Ai tha se sjellja e tyre ishte korrekte, dhe nuk ka pasur asnjë kërcënim ndaj ministrit.

E më pas sipas inspektorëve ata u paralajmëruan se do të largohen nga puna.

Ministria e Shëndetësisë kishte reaguar duke e quajtur vizitën e inspektorëve si shkelje.

Ndërkohë këta të fundit kanë mohuar se i pari i shëndetësisë, ka fyer inspektorët.

T7 ka kontaktuar edhe Ministrin e Shëndetësisë, dhe krye inspektoren Nora Krasniqi, por këta të fundit nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë çështje.

Televizioni ka kontaktuar edhe Komisionin Disiplinor, por as këta nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.

TË NGJAJSHME

PDK demanton lajmin se do të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës

mergata.eu

Kryeparlamentarja Osmani pret në takim Lajçakun

mergata.eu

Shqipëria drejt një karantine të dytë, ky është plani për shtrëngimin e masave

mergata.eu