fbpx
Mergata News
Lajme

Ministri i Shëndetësisë: U shamë e u fyem por nuk u ndalëm, tani Kosova në mesin e vendeve me menaxhimin më të mirë të pandemisë

ministri-i-shendetesise:-u-shame-e-u-fyem-por-nuk-u-ndalem,-tani-kosova-ne-mesin-e-vendeve-me-menaxhimin-me-te-mire-te-pandemise

Zemaj: U shamë e u fyem por nuk u ndalëm, tani Kosova radhitet në mesin e vendeve me menaxhimin më të mirë të pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë ka marrë fjalën për të diskutuar në lidhje me punët që janë kryer nga kjo ministri prej se ai ka marrë mandatin e ministrit. Zemaj ka thënë se Kosova numëron tani mbi 300 respirator nga 26 sa kishte..

Tani Kosova renditet në mesin e vendeve që kanë menaxhuar më së miri pandeminë, tha Zemaj.

Ai ka shtuar tutje se janë punësuar me qindra profesionistë shëndetësor prej se ai ka marrë mandatin.

Zemaj tha para deputetëve se përkundër sharjeve e fyerve që kanë pasur gjatë këtij rrugëtimi, ata asnjëherë nuk janë ndaluar në qëllimin e tyre të përbashkët, për të minimizuar rastet me Covid-19.

“U shamë e u fyemë, u etiketuam por nuk u ndalëm, nuk e kthyem kokën prapa. Kosova llogaritet në 7 vende, flasin shifrat e faktet, jo propaganda bolshevike”, tha Zemaj.

TË NGJAJSHME

Konjufca thotë se Vjosa Osmani shumë shpejt do ta ushtrojë detyrën e presidentes

mergata.eu

Pas vjedhjes së 2.1 milionë eurove, Zafir Berisha bën këtë veprim

mergata.eu

Kompania e tij fitoj tenderin 5-milionësh, nisin hetimet ndaj ministrit të AAK-së

mergata.eu