Mergata News
Lajme

Ministri i Shëndetësisë: Do të vaksinohen 500 mijë qytetarë

ministri-i-shendetesise:-do-te-vaksinohen-500-mije-qytetare

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se 500 mijë qytetarë do të vaksinohen kundër gripit sezonal.

“Për herë të parë me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vaksinohen 500 mijë qytetarë me vaksinën kundër gripit sezonal”, është shprehur Zemaj.

“Ky është më shumë se sukses. Është prioritet i Qeverisë”.

Zemaj ka bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat ani COVID-19, përfshirë bartjen e maskës kur janë në shoqërim me të tjerët.

Derisa asi fliste në foltore është dashur dikush prej deputetëve –me shumë gjasë nga opozita, duke i thënë “në sy po dukesh se e ke koronavirusin”, frazë të cilën vet Zemaj ia kishte drejtuar deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, muaj më parë.

“Unë kam ardhur si ministër nga ulësja e deputetit. E kemi parë se puna e parë e dikujt ka qenë ministër”.

TË NGJAJSHME

Lulja e Medës vishet me dimi e dallamë, ia bëri vjehrrës zemrën “mal“ me këtë pamje

mergata.eu

Nisin lëvizjet në LDK, kërkohet rikthimi i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut

mergata.eu

Flasin nga Specialja, tregojnë se në cilat raste mund të mos e publikojë aktakuzën kundër Thaçit e Veselit

mergata.eu