Mergata News
Lajme

Ministri i Drejtësisë paraqet Projektkodin Civil para deputetëve, tregon detaje për përmbajtjen e tij

ministri-i-drejtesise-paraqet-projektkodin-civil-para-deputeteve,-tregon-detaje-per-permbajtjen-e-tij

Selimi paraqet Projektkodin Civil para deputetëve, tregon detaje për përmbajtjen e tij.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka paraqitur sot para deputetëve në seancën e Kuvendit, projektkodin civil të Kosovës.

Ai ka dhënë detaje se çka përfshihet në këtë kod, duke dhënë shpjegime se në sa libra është paraparë që të ndahet i njëjti.

“Është paraqitur projektodi civil i Kosovës. Kodi Civil është ardhë në përfundim se do të jetë i konstruktuar në pesë libra”, ka thënë ai.

Selimi ka treguar se cka sqarohet në këtë kod.

“Janë sqaruar të drejtat pronësore, si fitohet dhe humbet pronësia, e drejta e shtetasve të huaj për të pasur pronë në Kosovë.

Janë përmirësuar dispozitat ligjore të ligjit të familjes, është siguruar barabarësia ndaj ligjit, është siguruar një mbrojtje më e mirë e të drejtave pronësore për gratë, në rast se nuk ka kontratë zbatohet ligji dhe pasuria është e barabartë 50 përqind për secilin bashkëshort”, thotë Selimi, teksa shton se procesi i hartimit të këtij projektkodi ka qenë një nga proceset më të konsultuara.

“Të nderuar deputetë, procesi i hartimit të projektkodit procesi i hartimit ka qenë njëri nga proceset më të konsultuara, pasi që viti 2017-të janë mbajtur rreth 45 takime të grupit punues”, ka thënë Selimi.

TË NGJAJSHME

Studimi i bërë për Parlamentin Europian: Dezinformatat rrëzuan Qeverinë e Albin Kurtit

mergata.eu

Sot na presin këto temperatura

mergata.eu

Gjykata Specialje për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: Përveç nëse konfirmohet, ajo bëhet publike në paraqitjen e parë të të akuzuarve në Gjykatë

mergata.eu