Mergata News
Lajme

Ministri i Drejtësisë e quan lajm të mirë reflektimin e Këshillit Prokurorial pas vërejtjeve amerikane

ministri-i-drejtesise-e-quan-lajm-te-mire-reflektimin-e-keshillit-prokurorial-pas-verejtjeve-amerikane

Ministri Selimi e quan lajm të mirë reflektimin e Këshillit Prokurorial pas vërejtjeve amerikane.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reflektuar si pasojë e reagimit të amerikanëve rreth procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit dhe kryeprokurorëve.

Selimi e ka quajtur si lajm të mirë reagimin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe thotë se vetëm të bashkuar mund të bëhen ndryshime në ligjin i cili e rregullon procesin e përzgjedhjes së prokurorëve.

“Lajm i mirë reflektimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, me të cilët synojmë që së bashku ta përmbyllim procesin e Rishikimit Funksional.

Vetëm duke bashkuar fuqitë mund të ndryshojmë ligjin, i cili do të rregullojë përzgjedhjen e prokurorëve në mënyrë transparente, objektive dhe me meritokraci. Vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësohemi dhe nuk duhet që të humbim besimin në sistetmin tonë prokurorial”, ka thënë Selimi.

“Organi i akuzës mbetet gardian i shtetit të së drejtës. Bashkë do të forcohemi për prokurorë të pavarur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka përfunduar ai.

TË NGJAJSHME

Zëdhënëse e Qeverisë Hoti emërohet gazetarja e njohur

mergata.eu

Çka i ka bërë Meda? – Kaq nervoze nuk e kemi parë kurrë Lulen

mergata.eu

Rrëqeth babai i Klodjan Rashës, me lot në sy flet: Prisja ta martoja djalin ishte i fejuar, as serbi nuk ta bën këtë!

mergata.eu