Likaj viziton vendin ku xhirohet procesi mësimor.
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka vizituar sot Fakultetin e Edukimit – konkretisht vendin ku xhirohet procesi mësimor për periudhën e pandemisë.
“Bashkë me dekanin e këtij Fakulteti, Blerim Saqipi, pamë nga afër punën dhe përkushtimin e të gjithë akterëve të përfshirë në këtë process”.
“Njësitë mësimore tashmë po transmetohen në kanalin e televizionit publik RTK4 dhe janë në dispozicion të nxënësve dhe mësimdhënësve, në rastet kur shkollat janë të detyruara të punojnë sipas skenarit B dhe C për shkak të situatës pandemike”, është shprehur Likaj, transmeton Klan Kosova.
“Falënderoj mësimdhënësit, redaktorët, koordinatorët dhe të gjithë ata që po punojnë në realizimin e përmajtjeve mësimore, si dhe Fakultetin e Edukimit që po e mbështetë fuqishëm këtë proces”.