fbpx
Mergata News
Lajme

Mimoza Kusari Lila i reagon Berishës pasi ky deklaroi se tezja e saj është punësuar në AKP

mimoza-kusari-lila-i-reagon-berishes-pasi-ky-deklaroi-se-tezja-e-saj-eshte-punesuar-ne-akp

Kusari Lila i reagon Berishës pasi ky deklaroi se tezja e saj është punësuar në AKP.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar deputetit të AAK-së Bekë Berisha, pasi ky i fundit përmendi punësimin e tezës së deputetes në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Në reagimin e saj në Facebook, Kusari-Lila, thotë se deputeti Berisha ka abuzuar skajshëm me pozitën dhe hapësirën në Komisionin Hetimor për privatizimet në Kosovë.

“Besa Belegu, kusherina ime në AKP dikur AKM, është punësuar me 1 Nëntor, 2005 në këtë institucion, në kohën kur organizata menaxhohej nga shtylla e katërt e UNMIK-ut.

Në atë kohë dhe as në vitet pasuese deri me 2009, nuk kam qenë pjesë e politikës në Kosovë. Andaj, çfarëdo tentimi për ndërlidhje të natyrës “hajt se të gjithë keni dërgu njerëz atje” është abuzim, është manipulim dhe është cenim i të drejtës elementare të individëve të përmendur”, shkruan Kusari-Lila në FB.

Tutje, ajo i ka kërkuar deputetit Berisha t’u kërkojë falje publike të gjithë atyre që ua ka përmendur emrat në komision.

Postimi i saj i plotë:

Në mungesë të çfarëdo argumenti që e arsyeton kapjen e shtetit, zhvatjen dhe abuzimin me çdo gjë është publike, deputeti i AAK-së Bekë Berisha ka abuzuar skajshëm me pozitën dhe hapësirën në Komisionin Hetimor për privatizimet në Kosovë.

Pasi Valon Tolaj ia paska dhënë listën e kusherinjëve tonë të punësuar në AKP nga partitë tjera, ai është dashtë t’ia jap edhe kohën kur janë punësuar aty.

Besa Belegu, kusherina ime në AKP dikur AKM, është punësuar me 1 Nëntor, 2005 në këtë institucion, në kohën kur organizata menaxhohej nga shtylla e katërt e UNMIK-ut.

Në atë kohë dhe as në vitet pasuese deri me 2009, nuk kam qenë pjesë e politikës në Kosovë. Andaj, çfarëdo tentimi për ndërlidhje të natyrës “hajt se të gjithë keni dërgu njerëz atje” është abuzim, është manipulim dhe është cenim i të drejtës elementare të individëve të përmendur.

I thërras Bekë Berishes t’ju kërkoj faje publike të gjithë atyre që iu përmendi emrat me aludimin se kinse qenkan aty si rrjedhojë e lidhjeve me politikën dhe standardin e abuzimit me pushtet dhe pozitë që e mban partia e tij, mos të mundohet t’ju mvesh tjerëve se nuk i pin ujë.

Ndryshe, Bekë Berisha ka pohuar se Albin Kurti e ka punësuar motrën e gruas së tij në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, teksa ka përmendur edhe emra të tjerë të LVV-së që sipas tij kanë punësuar të afërmit e tyre në këtë institucion.

TË NGJAJSHME

PDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

mergata.eu

LAJMI I FUNDIT! Vetëvendosje i jep përgjigje Haradinajt për koalicionin e mundshëm

mergata.eu

Që t’iu njihen kontributet, kjo po ju kërkohet pensionistëve

mergata.eu