fbpx
Mergata News
Lajme

Mësoni çfarë moti do të mbajë në dy ditët e ardhshme në Kosovë

mesoni-cfare-moti-do-te-mbaje-ne-dy-ditet-e-ardhshme-ne-kosove

IHK ka njoftuar për motin që do të mbajë në dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të ketë mot relativisht me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull, e cila do të jetë e paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

TË NGJAJSHME

Situata në Kuvend tensionohet: Zemaj përplaset me deputetin e VV’së, ndërhynë Kujtim Shala

mergata.eu

Komuna e Kamenicës merr vendim: 200 euro ndihmë për prindërit pas lindjes së foshnjës

mergata.eu

Më shumë se gjysma e të infektuarve të sotëm janë nga Prishtina

mergata.eu