Mergata News
Lajme

Mërzia kaplon Kosovën, sot varrosen dy vëllezërit që humben jetën tragjikisht në Gjermani

merzia-kaplon-kosoven,-sot-varrosen-dy-vellezerit-qe-humben-jeten-tragjikisht-ne-gjermani

Sot varrosen dy të rinjtë nga Deçani që vdiqën tragjikisht në Gjermani.

Dy vëllezërit nga fshati Ratishë e Deçanit që u mbytën nga treni në qytetin Bruckberg të Gjermanisë, do të varrosen sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një statusi në Facebook:

“Të dashur qytetarë, Ju njoftoj se, nesër ditë e premte, në ora 15:00, do të bëhet varrimi i Hasan dhe Blerian Arifaj , në varrezat e fshatit Ratish i Epërm. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit. Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë qytetarëve për humbjen tragjike!”, ka shkruar kryetari i Deçanit.

Ndryshe, dy të rinjtë nga Deçani ndërruan jetë tragjikisht para pak ditësh në Gjermani, pasi që u goditën nga një tren.

TË NGJAJSHME

Babai i Hashim Thaçit vjen me fjalë të mëdha për UÇK-në dhe djalin e tij!

mergata.eu

Lojërat e fatit mund të hapen përsëri në Kosovë, Qeveria inicion projektligjin

mergata.eu

Molliqaj i pakënaqur me Shpend Ahmetin: Qeverisja e tij nuk i përfaqëson vlerat e PSD-së

mergata.eu