fbpx
Mergata News
Sport

Merret vendimi: Juventusi fiton ndeshjen ndaj Napolit me rezultat zyrtar 3-0

merret-vendimi:-juventusi-fiton-ndeshjen-ndaj-napolit-me-rezultat-zyrtar-3-0

Juventusi fiton ndeshjen ndaj Napolit me rezultat zyrtar 3-0, napolitanët penalizohen edhe me një pikë.

Tani është zyrtare: ndeshja e javës së tretë të Serie A mes Juventusit dhe Napolit është vendosur me rezultat zyrtar 3-0 në favor të bianconerëve.

Ky është Vendimi i Gjykatësit Sportiv për ndeshjen Juventus – Napoli, që ishte planifikuar të zhvillohej të dielën më 4 tetor.

“Gjykatësi Sportiv vendos të aplikojë ndëshkimin për Napolin nga neni 53 NOIF për mosmarrëveshjen e ndeshjes në fjalë, në veçanti humbjen e ndeshjes me rezultat 3-0 dhe dënimin me një pikë në renditje për sezonin sportiv 2020/2021”, thuhet në njoftim.

Zonja e Vjetër merr fitoren në tavolinë me rezultat 3-0, ndërsa Napoli do të penalizohet edhe me heqjen e një pike.

Napoli kishte një lojtar pozitiv në kohën kur nuk kishte udhëtuar për ndeshjen me Juventusin.

TË NGJAJSHME

Manchester City dhe Manchester United në luftë për trajnerin e madh

mergata.eu

Pak ditë më parë i vdiq babai, Totti infektohet me koronavirus

mergata.eu

Guardiola thyen heshtjen, tregon a do t’i bashkohet Messit në Barcelona

mergata.eu