Mergata News
Lajme

Mërgimtarët vërshojnë drejt Kosovës, pasi Zvicra hoqi detyrimin për karantinë

mergimtaret-vershojne-drejt-kosoves,-pasi-zvicra-hoqi-detyrimin-per-karantine

Pasi Zvicra e heq detyrimin për karantinë, mërgimtarët vërshojnë drejt Kosovës.

Aeroporti i Prishtinës ka parë një rritje të aterrimeve nga Zvicra pasi autoritetet atje u dhanë fund kërkesave të detyrueshme të karantinës për ata që udhëtojnë nga Kosova.

“Më 2, 3, 4 dhe 5 tetor kishim mbi 20.063 udhëtarë gjatë mbërritjes dhe nisjes. Prej tyre, 12.500 pasagjerë, si dhe 78 nga 146 fluturime ishin nga Zvicra”, tha zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.

Numri i fluturimeve nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas po rritet. Chair Airlines tani po fluturon deri në tre herë në ditë në relacionet Cyrih-Prishtinë.

Nga ana tjetër, Enter Air po mban katër fluturime javore nga Bazeli për në Kosovë, shkruan “EX-YU Aviation”.

“Në javët e fundit, kërkesa për udhëtim në shtëpi nga Zvicra është rritur. Tani po përpiqemi ta plotësojmë këtë kërkesë sa më mirë që të jetë e mundur”, tha Leyla Ibrahimi, drejtoresha e operatorit turistik “Air Prishtina” dhe aksionare e Chairs Airlines.

TË NGJAJSHME

Nesër mot i ndryshueshëm, shi e vranësira

mergata.eu

I ka kaluar të 50-tat, me këto fotografi Mihrija i konkurron edhe vajzat e reja (FOTO)

mergata.eu

Bëhen të ditura arsyet që Zyra e Prokurorit i dha për mbajtjen e Hysni Gucatit në paraburgim

mergata.eu