Mergata News
Lajme

Mëngjesi i ftohtë, këto temperatura na presin gjatë ditës sot

mengjesi-i-ftohte,-keto-temperatura-na-presin-gjate-dites-sot

Ky pritet të jetë parashikimi i motit për sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

IHK njofton se kjo gjendje stabile vjen si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do t’i takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.

TË NGJAJSHME

Miroslav Lajçak takon Kurtin, bisedojnë për këto tema

mergata.eu

Punimet e nisura që pesë vjet në rrugën Prishtinë-Podujevë po rrezikojnë qytetarët

mergata.eu

Albin Kurti ia jep një lajm të keq kandidatit për president, Ramush Haradinajt

mergata.eu