fbpx
Mergata News
Lajme

Mendoni të udhëtoni në Gjermani, Lexoni rregullat e reja!

Tashmë rregullat e reja të karantinimit për ardhjen në Gjermani të personave nga vendet e rrezík uara futen në fuqi më 8 nëntor.

Ndër vendet e rrezí kuara janë edhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, si dhe të gjitha vendet fqinje të Gjermanisë (përveç Danimarkës).
Por, cilat janë rregullat e reja?

Prej 8 nëntorit personat që vijnë nga vendet e rrezíkuara në Gjermani duhet të futen në karantinim (vetizolim) të obligueshëm 10-ditor. Vetizolimi mund të shkurtohet nëse siguroni një test neg ativ ndaj vírusit Cor ona. Por testi mund të bëhet vetem pas pesë ditësh në karantinë. Kjo do të thotë se vetízolimi pesëditor është i obligueshëm, pastaj mund të bëni testin dhe nëse testi del neg ativ, mund të dilni nga vetíz olimk.

Rezultatin e testit duhet ta ruani të paktën 10 ditë dhe menjëherë duhet të njoftoni Gesundheitsamt-in (Entin e shëndetit publik). Kujdes: Karantinimi dhe testet janë në kompetencë të landeve, ndaj informohuni në landet ku udhëtoni, sepse mund të ndodhë që ka dallime. Një rregull i ri në Gjermani është edhe regjistrim i obligueshëm online për të gjtihë ata që vijnë nga vendet e rrezíkuara. Regjistrimi duhet të bëhet para ardhjes në Gjermani dhe këtë dokument duhet ta keni me vete, si dëshmi se jeni regjistruar. Qëllimi është evidentinimi dhe kontrollimi më i lehtë i personave që vijnë në Gjermani – nëse po i respektojnë rregullat apo jo. Regjistrimi mund të bëhet në këtë link: https://www.einreiseanmeldung.de/

TË NGJAJSHME

Milaim Zeka “befason“ me këtë deklaratë për Gjykaten Speciale (Video)

mergata.eu

LAJMI I FUNDIT: Minsitri Zemaj jep këtë lajm shumë të rëndësishëm

mergata.eu

Kryeministri Hoti thotë se vendimi për masat e reja do të vlerësohet brenda dy javësh

mergata.eu