Mergata News
Mergata

Mbi 3,500 të infektuar brenda 24 orësh në Austri

mbi-3,500-te-infektuar-brenda-24-oresh-ne-austri

Numri i të infektuarve me koronavirus në Austri vazhdon të rritet me shpejtësi. 3.614 infeksione të reja u raportuan në gjithë Austrinë brenda 24 orëve, shumica e tyre (777) në Vjenë, raporton Albinfo Austria.

Tashmë disa ditë Austria shënon shifër prej mbi 2.000 personave të infektuarve brenda 24 orësh, gjegjësisht 2.500  persona të infektuar, ndërsa në 24 orët e fundit e tejkaloi shifrën prej 3.000, me gjithsej 3.614 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Ky numër rekord është konfirmuar në bazë të 24.189 testeve.

Numri i të vdekurve u rrit për 11, në gjithsej 965.

Rritje dramatike u regjistrua të shtunën në Austri, jo vetëm për infeksionet e reja të koronavirusit, por edhe për numrin e të infektuarve të shtruar në spitale, ku ky numër ka kaluar mbi 90 persona në ditë.

Për momentin në Austri ka 21.181 pacientë aktivë, prej të cilëve 1.177 janë hospitalizuar, ndërsa 175 janë në kujdes intensiv.

The post Mbi 3,500 të infektuar brenda 24 orësh në Austri appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Nesër u jepet lamtumira e fundit në Kosovë dy të rinjve që vdiqën në Gjermani

mergata.eu

Aurora Dollenberg: Kosova, nëse e mban nën kontroll pandeminë, nuk do të ketë valë të tretë

mergata.eu

“AG Handyshop”, dyqani i shqiptarit për teknologji moderne në Vjenë

mergata.eu