Saranda, përveç që është një nga qytetet më turistike në Shqipëri, është e pasur edhe me aktivitete të ndryshme dhe interesante. Një nga më tërëheqëse është edhe Albanian Coast Trip, e cila çdo vit orgaizon edicione të mahnitshme fluturimesh, shkruan albinfo.ch.
Është bërë e ditur se mbi 30 pilotë nga Çekia, Zvicra dhe Shqipëria janë pjesë këtë vit e këtij tripi nga data 5-11 tetor.
Duhet theksuar se eventi filloi në Velipojë dhe përfundon në Sarandë, ndërkohë pilotët përshkuan rreth 500 km vije bregdetare në fluturim.
Ditën e fundit pilotët nga Borshi fluturojnë drejt Sarandës, ku nën kujdesin e Bashkisë Sarandë, respektivisht nga kryetari i këtij qyteti, Adrian Gurma, do të organizohet darka e mikpritjes dhe ceremonia përmbyllëse e eventit, në të cilën do të ndahen edhe diplomat për garuesit dhe do të shpërndahen edhe uniformat zyrtare të eventit, shkruan tutje albinfo.ch.
The post Mbi 30 pilotë nga Zvicra, Shqipëria dhe Çekia, në ‘Albanian Coast Trip’ appeared first on Albinfo.