fbpx
Mergata News
Opinione

Manchester City nuk dorëzohet për Messin, ky është plani i tyre

manchester-city-nuk-dorezohet-per-messin,-ky-eshte-plani-i-tyre

Man City: Do ta shqyrtojmë transferimin e Messit.

Tabloidët britanikë kanë shkruar për mundësinë e afrimit të Lionel Mesit te “Citizens” sezonin e ardhshëm. Krerët e Cityt duan të përfitojnë nga rasti e po shqyrtojnë mundësinë për të marrë falas sulmuesin e famshëm argjentinas.

Në një intervistë për “The Athletic”, një ndër drejtuesit më të lartë të City Football Group, Omar Berrada, e përshkroi Mesin si futbollistin më të mirë në botë dhe ai deklaroi se çdo klub do të donte ta kishte në gjirin e skuadrës një futbollist të tillë.

Pas situatës konfliktuale që u krijua në momentin e diskutimit të datës së klauzolës, për largimin nga Barcelona, marrëdhënia e Leos me drejtuesit e klubit katalan ka ndryshuar ndjeshëm. Futbollisti më i suksesshëm në historinë e Ligës Spanjolle preferoi që të mos largohet me polemika, pikërisht nga klubi që i dha gjithçka dhe e bëri të famshëm, kështu që gjithçka u mbyll në pamje të parë në paqe dhe pa shumë diskutime.

“Nëse Messi largohet dhe ekziston një mundësi, do ta shqyrtojmë transferimin e tij”, tha ai.

Kuptohet që Mesi është duke pritur fundin e këtij sezoni, për t’u liruar përfundimisht nga të gjitha detyrimet që e lidhin me klubin blaugrana dhe më pas me shumë gjasa do të transferohet në një tjetër ekip, sidoqoftë është e qartë që Klubi i Manchester Cityt dhe trajneri Pep Guardiola ofrojnë edhe alternativat më të mira për Mesin, që gjithsesi në fundin e qershorit të vitit të ardhshëm do të mbushë plot 34 vjeç.

TË NGJAJSHME

Allegri në bisedime me skuadrën e madhe italiane

mergata.eu

Vuçiq paralajmëron zgjedhje në Serbi më 2022

mergata.eu

Rekord në Francë, regjistrohen mbi 47 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

mergata.eu