Mergata News
Sport

Manchester City në zi, vdes talenti i madh 17 vjeçar

manchester-city-ne-zi,-vdes-talenti-i-madh-17-vjecar

Manchester City e ka konfirmuar vdekjen e ish-lojtarit të akademisë së vet, Jeremy Wisten, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 17-vjeçare.

Wisten, një mbrojtës premtues i lindur në Malavi por i rritur në Britani të Madhe, iu bashkua akademisë së City më 2016, para se të largohej nga klubi së fundmi.

Derisa shkaktari i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur, City e ka nderuar atë përmes një komunikate për media të dielën mbrëma.

“Familja Manchester City e ka mësuar me trishtim lajmin për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë, Jeremy Wisten. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Bashkëndiejmë me ju në këtë kohë të vështirë për ju”, thuhet në komunikatën e City.

Një numër i lojtarëve seniorë të City e nderuan atë, përfshirë Raheem Sterling dhe Aymeric Laporte.

Cole Palmer, i cili ka qenë në akademinë e City që prej vitit 2010, e njihte Wistenin dhe e postoi këtë mesazh emocionues për t’i thënë lamtumirë atij në Instagram.

“Do të na mungosh përjetë. Pusho në Parajsë vëlla”, shkroi Palmer.

TË NGJAJSHME

Formacionet e mundshme Juventus- Barcelona

mergata.eu

Juventusi -Barcelona, këto pritet të jenë formacionet startuese

mergata.eu

Milan gjen në Premier Lig pasuesin e Calhanoglut

mergata.eu