Mergata News
Sport

Maldini në aksion, në janar do ta sjell talentin e madh të mesfushës

maldini-ne-aksion,-ne-janar-do-ta-sjell-talentin-e-madh-te-mesfushes

AC Milan është shumë i interesuar për mesfushor adoleshent të Red Bull Salzburg, Luka Sucic.

Goal . com raportoi sot se Milani i ka sytë te 18-vjeçari Sucic, një talent kroat i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim në Liefering në divizionin e dytë, përcjell ORAinfo.

Kjo ka bërë që menaxhmenti i Rossonerëve të jetë i etur për Sucic, edhe pse ende nuk kanë nisur negociatat.

Sidoqoftë, bisedimet mund të hapen në javët e ardhshme pasi drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini në veçanti po e ndjek me shumë vëmendje.

Raporti përshkruan Sucic si një lojtar me një fizik të shkëlqyeshëm, i gjatë me 180 centimetra dhe kryesisht një mesfushor qendror. /ORAinfo/

TË NGJAJSHME

Tri raste pozitive me koronavirus te skuadra italiane

mergata.eu

Inter i shqetësuar për lëndimin e Sanchez

mergata.eu

Dybala i pakënaqur me Pirlon, ankohet te drejtuesit e klubit

mergata.eu