fbpx
Mergata News
Bota/Rajoni

Madridi, kryeqyteti i parë në Evropë që rivendos kufizime shkaku i COVID-19

madridi,-kryeqyteti-i-pare-ne-evrope-qe-rivendos-kufizime-shkaku-i-covid-19

Spanja ndërmori hapa për të kontrolluar shpërthimet e koronavirusit në Madrid.

Kufizimet e reja në Spanjë do ta vendosin kryeqytetin dhe rajonin përreth tij – një zonë me më shumë se 6 milionë njerëz – përsëri në bllokim të pjesshëm, duke e bërë atë kryeqytetin e parë evropian që rivendos kufizimin.

Rajoni i Madridit ka 859 raste në 100.000 njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Madridi dhe nëntë komuna përreth do të mbyllin kufijtë për të huajt për vizita jo-emergjente, por do të lejohen udhëtime për punë, shkollë, takime mjekësore dhe blerje.

Spanja, e cila ishte një nga vendet më të goditura gjatë valës së parë, ka regjistruar më shumë se 32.000 vdekje, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

TË NGJAJSHME

U infektua me koronavirus, kjo është gjendja e presidentit Trump

mergata.eu

Alarmon OBSH: Situata po bëhet kritike

mergata.eu

Ky është vendi ku Donald Trump u infektua me koronavirus

mergata.eu