Categories: Lajme

Lutfi Haziri është marionetë e Hashimit dhe Isës

Njëri ndër kandidatët për kryetar të LDK është edhe Lutfi Haziri. Luta, siç njihet ndryshe, ka shpallur kandidaturën për kryetar të partisë me premtimin “për rikthimin e madh të LDK-së”. Nënkryetari aktual i LDK-së duhet të kishte reflektim ndryshe për gjendjen në këtë parti. Rezultati i fundit i LDK-së nuk është vetëm “meritë” e Isa Mustafës, por edhe shumë të tjerëve, përfshirë këtu edhe kryesinë e gjerë. Nuk mund të mënjanohet as Lutfi Haziri, njëri ndër shumë të tjerë që e kanë sjellë partinë në këtë mjerim të madh.

Si mund të dalë dikush të flet për rikthimin e LDK-së, përderisa është ndër shkaktarët e rënies së madhe të saj. Luta, asnjëherë s’ka bëre thirrje për reforma, ka qenë vazhdimisht mbështetës i kryetarit Mustafa, në një farë mënyrë është edhe pjesëmarrës në rënien e saj. Mirëpo, Luta s’po tregohet i sinqertë, s’po e merr përgjegjësinë për degradimin e madh të partisë. Në vend të reflektimit, Luta kërkon ta marrë pushtetin e partisë.

Flirtimi i Isës dhe Lutës me Hashimin dhe SHIK-un nuk mund të fshihet kaq kollaj, përderisa është edhe ndër shkaktarët kryesor të gjendjes aktuale të saj. Lutfi Haziri është marionetë e Hashim Thaçit, argat i tij dhe si askush tjetër e ka mbështetur ish presidentin në moment kritike.

Së pari Luta i dha mbështetje të pakursyer idesë së marrë të Thaçit për shkëmbim të territoreve, ide të cilën falë vendosmërisë së Gjermanisë dhe kundërshtimit të fortë të brendshëm nuk u realizua. Ide tipike serbe e cila po bëhej si kompromis për të shpëtuar Hashimin nga burgu, të cilit nuk arriti dot t’i ikte. Mbështetje të madhe i madh edhe në 2016, konkretisht me zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Edhe pse kishte shumë kundërshtime të brendshme, të LDK, Luta nuk dëgjoi askënd, arriti edhe të bënte presion tek deputetët e LDK për ta votuar Hashimin, kundërshtarin më të madh të Ibrahim Rugovës. Tanimë kërkon të udhëheq me partinë e Rugovës, me mendësinë e Hashimit, antiteza më e çuditshme në politikëbërjen e Lutfi Hazirit.

Hashimi kur shkonte në Gjilan për fushatë, pas mitingut pinte raki me Lutën, për të “trashur” jaraninë dhe kiminë politike tashmë të njohur. Besoj se Lutfi Haziri ka arritur ta kthejë LDK në satelit të Hashimit, për çka edhe morën dënimin e merituar nga qytetarët. Lutfi Haziri është marionetë e Hashimit, vegël e Isës dhe shkatërrues i LDK-së. Vet fakti se i jepet mundësia për të kandiduar dikujt që ka shkatërruar këtë parti, është e mjaftueshme se LDK akoma nuk është çliruar sa duhet, ajo vazhdon të mbetet nën kthetrat e Isa Mustafës. Me Lutfi Hazirin LDK nuk ecën tutje, ajo vazhdon të mbetet nën ndikimin e klanit të Isës, me lutjen që të lirohet sa më shpejt Hashimi për të vazhduar me kapjen e shteti, si dhe shkatërrimin përfundimtar të LDK-së. Luta, duhet të jap përgjegjësi për shkatërrimin që i ka bërë partisë, jo të kërkojë të bëhet kryetar.

mergata.eu

Recent Posts

Fatmir Sejdiu denoncon parregullsitë që LDK po i bën në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë.…

4 weeks ago

Këta janë 58 deputetët e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe Lëvizja Vetëvendosje…

4 weeks ago

Bajqinovci: Vjosa Osmani do të jetë presidente e Kosovës, partitë tjera e dinë rrezikun nga zgjedhjet e reja

Intervistë me deputetin e rizgjedhur të LVV-së, Mefail BajqinovciVV synon që në zgjedhjet lokale të…

4 weeks ago

Hasani: Është përgjegjësi kushtetuese që deputetët të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti

Hasani: Është përgjegjësi kushtetuese që deputetët të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti Ish-kryetari i…

4 weeks ago

Serbët vlojnë nga inati, u zbulua pse Spanja po e pranon Kosovën!

Në Serbi po vlojnë nga inati, se Spanja do të luan me Kosovën, ashtu si…

4 weeks ago

A është e pranueshme Vjosa Osmani për SHBA-në si presidente? Flet Palmer

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë nuk ka dashur të…

4 weeks ago