Mergata News
Lajme

Lutfi Haziri del kundër paralajmërimit të Qeverisë për izolim

lutfi-haziri-del-kunder-paralajmerimit-te-qeverise-per-izolim

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar për kthimin e izolimit të vendit në rast të rritjes së madhe të rasteve me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur rreth gjendjes me Covid-19 në komunën që ai drejton dhe paralajmërimit të Qeverisë për izolim, pas rritjes së rasteve me këtë sëmundje.

I pyetur nëse përkrah një mbyllje tjetër për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Haziri ka thënë se izolimi nuk do të ishte një veprim i mirë i institucioneve.

“Jo nuk mendoj se ajo do të ishte zgjidhja, unë jam më shumë për një kontroll më strikt, por jam kundër mbylljes. Jam i vetëdijshëm se kur shteti është i mbyllur dhe policia del në rrugë, gjithçka kontrollohet më lehtë, por ne duhet të përcjellim edhe shtetet fqinje dhe ky është një proces që nuk kemi mundësi të jemi imun vetëm ne”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, ditëve të fundit ka pasur debate të shumta rreth mundësisë së mbylljes të pjesshme shkaku i rritjes së rasteve të infektuarve me Covid-19.

Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë deklaruar ditë më parë se në rast të ‘daljes nga kontrolli’ të rasteve me virus, duhet të shqyrtohet mundësia e mbylljes së pjesshme apo izolimit.

TË NGJAJSHME

Sërish dështon furnizimi me vaksina sezonale, MSh-ja anulon tenderin milionësh për të dytën herë

mergata.eu

‘Avullimi’ i 2 milionë eurove nga Thesari, një muaj paraburgim për Kadri Shalën

mergata.eu

Albin Kurti “bef ason“ me deklaratë për akuzat e Speciales e Ish-Krerët e UÇK-së!

mergata.eu