fbpx
Mergata News
Lajme

Lojërat e fatit mund të hapen përsëri në Kosovë, Qeveria inicion projektligjin

lojerat-e-fatit-mund-te-hapen-perseri-ne-kosove,-qeveria-inicion-projektligjin

Qeveria inicion projektligjin, lojërat e fatit mund të hapen përsëri në Kosovë .

Aksioni në Karaçevë Ishte njëri ndër më të mëdha kundër krimit të organizuar.

Aty Policia e Kosovës shkatërroj disa biznese ilegale në të cilat zhvilloheshin lojërat e fatit.

Gjithë këto veprime u morën pasi që me një ligj të Kuvendit të Kosovës, këto veprimtari ishin ndaluar.

Por, tani Qeveria e Kosovës ka iniciuar një projektligj që Lotarinë e Kosovës.

Brenda këtij ligji duket se do të përfshihen edhe lojërat e fatit.

Aty është paraparë që Lotaria të organizoi, Lojëra Numerike, Lotari, Prognoza sportive, Bastet në numra, dhe lojëra të ngjashme që bazohen në rastësi.

Por kundër këtij dokumenti po del kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit.

Istref Veliu thotë që ky ligj është i porositur.

Veliu shtonë se ata do të ankohen për këtë çështje.

Kurse njohësi i fushës së Drizan Shala thotë se bizneset që kanë vepruar në ketë fushë do të ngrisin padi ndaj qeverisë.

Kurse nga Dogana e Kosovës thonë që nga lojërat e fatit ata kanë marrë 18-20 milionë euro brenda

Lojërat e Fatit u patën mbyllur në vitin 2019, pas dy rasteve të vrasjeve që ndodhën brenda objekte të këtij lloj biznesi.

TË NGJAJSHME

Zbulohet çka bëri Kadri Veseli ditën para se të udhëtonte për Hagë

mergata.eu

PO, PO, ‘Kafeneja Jonë’ e kishin parashikuar edhe taksën për Prishtinën, ky ishte propozimi i ‘Orhanit’

mergata.eu

Nënkryetari i LDK-së: Nuk ia falim Vjosës pozitën e presidentes veç pse është hidhëruar

mergata.eu