Mergata News
Lajme

Lista Serbe rrit presionin ndaj Qeverisë: Dalim nga institucionet e Kosovës nëse s’bëhet Asociacioni

lista-serbe-rrit-presionin-ndaj-qeverise:-dalim-nga-institucionet-e-kosoves-nese-s’behet-asociacioni

Vuçiq presion përmes “Srpskas’: Dalim nga institucionet e Kosovës nëse s’bëhet Asociacioni

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Srdjan Popoviq, i cili është edhe zëvendëskryetar i Listës Serbe, ka thënë se nëse Prishtina refuzon të diskutojë dhe të implementojë Asociacionin e Komunave, atëherë do të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij, Asociacioni është një interes vital për serbët që jetojnë në Kosovë.

“Në Bruksel, na është premtuar se do të formohet Asociacioni. Kjo është arsyeja pse ne kemi hyrë në institucionet qendrore dhe pse kemi krijuar institucionet lokale. Ky premtim na jep të drejtën që të largohemi nga institucionet nëse ai premtim nuk përmbushet”, ka thënë Popoviq.

Megjithatë ai thotë se shpresojnë që Brukseli do të luaj rolin e vet për të shtyrë përpara implementimin e Asociacionit, dhe shton se do të jenë të durueshëm.

“Do të jemi të durueshëm dhe të presim që Brukseli të bëjë punën e tij. Nëse nuk ndodh, atëherë ne do të konsiderojmë mundësinë dhe do t’i përcaktojmë hapat e radhës për t’u larguar nga institucionet”, ka shtuar tutje kreu i Graçanicës, shkruan RTS, transmeton Gazeta Express.

Për punën e Asociacionit në Kosovë është duke qëndruar edhe emisari i BE’së, Miroslav Lajcak, derisa faktori politik kosovar është unik, që një çështje e tillë nuk duhet të vihet në diskutim në Bruksel.

TË NGJAJSHME

Kush e përfaqëson Grudën që dyshohet se vodhi 2 milionë euro, përplasen avokatët dhe familjarët

mergata.eu

Të gjithë sytë te posti i presidentit!

admin

Zemaj thotë se masat mund të shtrëngohen, nëse përkeqësohet gjendja

mergata.eu