Mergata News
Lajme

Lista Serbe kërcënon Qeverinë e Kosovës nga Beogradi

lista-serbe-kercenon-qeverine-e-kosoves-nga-beogradi

Nga Beogradi, Lista Serbe kërcënon Qeverinë e Kosovës.

Lista Serbe ka kërcënuar qeverinë e Kosovës se nëse nuk themelohet asociacioni, dalin nga koalicioni.

Punojnë bashkë në një objekt.

Por, kryeministri, Avdullah Hoti duket se nuk e di për krejt punët që bën zëvendësi i tij, Goran Rakiq.

Të martën teksa Hoti kishte në agjendë një takim me të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak numri katër në qeveri po bënte takime në Beograd.

Por Hoti nuk kishte informacione për këtë.

Megjithatë kryeministri vlerëson që ekzekutivi që ai drejton nuk merre kërcënime.

Por një bashkëkombës i anëtarëve të Listës Serbe po mendon ndryshe.

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Serbe, Nenad Rashiq, thotë se një praktikë të tillë kërcënimi që Lista Serbe ka instaluar tash e sa vite në qeveri.

Për të kjo nuk është asgjë të re.

Rashiq tregon se si është zhvilluar takimi i mbajtur në Beograd.

Sipas tij, në ato tavolina ka vetëm monolog.

E në Lëvizjen Vetëvendosje kanë thënë që këtë situatë e ka krijuar vetë qeveria Hoti.

Pacolli tutje ka thënë që kryeministri nuk është legjitim për të marrë vendime karshi veprimeve që po bën Lista Serbe.

Televizioni gjatë së mërkurës, ka tentuar të marrë një qëndrim për këtë çështje edhe nga qeveria por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

TË NGJAJSHME

Stafi i Hotit as maska as distancë

mergata.eu

“Srpska” kërcënon me dalje nga Qeveria për Asociacionin në prag të vizitës së Lajçakut

mergata.eu

Djegia e Xhamisë në Magure të Lipjanit, arrestohet një i dyshuar

mergata.eu