Vijon dorëzimi i librave për mësimin e gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Greqi, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporë, shkruan albinfo.ch.
Shoqata Emigranti Patra dhe Shkolla Shqipe Patra, në Athinë, tërhoqën librat për nxënësit e tyre për vijimin e mësimit në kursin e gjuhës shqipe “Naim Frashëri” për vitin shkollor 2020-2021.
Anëtarët e Shoqatës Patra kanë lajmëruar marrjen e teksteve shkollore dhe falënderojnë Qendrën e Botimeve për Diasporën që bëri të mundur sigurimin dhe dërgimin e teksteve shkollore dhe plotësuese në kohë për vijimin e vitit të ri shkollor.
Qendra e Botimeve për Diasporën ka dërguar falas 2623 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare atje.
Tekste të ndryshme shkollore, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.
The post Libra të shumtë në gjuhën shqipe u dhuruan në Greqi appeared first on Albinfo.