fbpx
Mergata News
Lajme

Liberalizimi i vizave, ky është lajmi i fundit !

Më 26 dhe 27 nëntor do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Francës për liberalizimin e vizave.Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, shkruan lajmi.net.Ai ka thënë se do të mbahet një takim virtual i delegacioneve nga ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe asaj të Francës për bashkëpunimin bilateral, me fokus në çështjen e heqjes së vizave.

Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve.

Postimi i plotë:
Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave.

Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave.

TË NGJAJSHME

4 të vdekur dhe 418 raste të reja me koronavirus në Kosovë

mergata.eu

Shqipëria thyen rekordin e zi: 281 të infektuar me koronavirus në Shqipëri dhe tre të vdekur

mergata.eu

Prej kur vlejnë masat e reja? Flet ministri Zemaj

mergata.eu