Mergata News
Lajme

LDK i del në mbrojtje Haki Rugovës

ldk-i-del-ne-mbrojtje-haki-rugoves

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media, lidhur me rastin e arrestimit të kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

Megjithatë, ende nuk dihet në çfarë kohe do të mbahet konferenca.

Ndërkohë, në Gjykatën Themelore të Pejës është duke u mbajtur seanca dëgjimore për rastin e kryetarit Rugova, ish-nënkryetarit Lulzim Blakaj dhe zyrtarit të komunës, Faton Blakaj.

Keqpërdorim i detyrës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikimi i dokumenteve janë veprat penale për të cilat Prokuroria kishte urdhëruar arrestimin dhe marrjen në pyetje të zyrtarëve komunalë të Istogut.

TË NGJAJSHME

Sulmi në Vjenë, reagim Presidenti Thaҫi

mergata.eu

Lutfi Haziri: Albini kryeministër kurrë sa të jem unë gjallë

mergata.eu

42 pacientë të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë

mergata.eu